Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në këto dy objekte janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftimin e lëshuar më 07.10.2026.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës.Ndërkaq, ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Artikuj të tjerë

Back to top button