Arrestohet personi që e kërcënoi Ramush Haradinajn

Është arrestuar i dyshuari për kërcënimin me “pushkatim” ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

” I dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, deklaroi Ahmeti.

I dyshuari që u arrestua është Skender Llugiqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button