Shtyhet afati për subvencionimin e teksteve shkollore, prindërit kanë kohë deri më 14 gusht

Afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova, të aplikojnë sa më shpejt për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Sipas MASh-it, aplikimi me kohë mundëson që mjetet financiare të transferohen më shpejt në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.

Për paqartësi apo vështirësi gjatë aplikimit, prindërit mund t’i drejtohen Ministrisë së Arsimit përmes adresave elektronike libri@rks-gov.net dhe Driana.Sogojeva@rks-gov.net.

Artikuj të tjerë

Back to top button