Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se në gjendje të dehur sulmoi veturën zyrtare të Policisë

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.Për pasojë, siç njoftojnë organet e rendit, vetura ka devijuar dhe ka goditur shtyllën elektrike duke çuar në lëndimin e zyrtarëve policorë.Pas kësaj ndodhie, i dyshuari ka tentuar të largohet me këmbë, mirëpo Policia bën të ditur se e kanë ndaluar.

Në vendin e ngjarjes tretman mjekësor pranojnë zyrtarët policorë dhe të lënduarit tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- thuhet në njoftim.Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Artikuj të tjerë

Back to top button