Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i sekuestrohen armë, drogë e dokumente të falsifikuara

Sistemi Prokurorial, ka njoftuar për arrestimin e një personi, M.G , i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë.

Sipas njoftimit, ndaj të arrestuarit, është lëshuar vendim për ndalim 48 orësh, dhe se, të njëjti i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, pas një pune intensive në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arritur të lokalizoj të pandehurin M.G, i cili ishte në kërkim nën dyshim për veprën penale Vrasje e Rëndë, me ç’rast ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, si dhe i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi.

Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.

Prokurori i shtetit me kohë do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve hetimore të nevojshme, si dhe do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ndonjë nga masat për sigurinë e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Prokurori i shtetit do të vazhdoj punën në mënyrë që të gjithë kryerësit e veprave penale të vendosen para drejtësisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button