BE-ja i bën thirrje Kosovës për tejkalimin e ngërçit politik

Shefja në detyrë e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e Bashkimit Evropian për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Palatova theksoi nevojën për tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes së BE-së, me synim zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE”, thuhet në mesazhin e saj

Artikuj të tjerë

Back to top button