
Një person ka humbur jetën në fshatin Ngucat të Malishevës, pasi dyshohet se ka rënë nga një rimorkio derisa ishte duke punuar.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Arbresh.info se rasti është raportuar rreth orës 17:20 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.
Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.”, ka deklaruar Krasniqi.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.


