Biletat e reja të trafikut urban, përplaset publikisht kryetari i Prishtinës Përparim Rama, dhe Gëzim Sveçla nga partia e VV-së

Vendimi i Gjykatës Supreme për të refuzuar kërkesën për masë të përkohshme ndaj rritjes së çmimit të biletës së autobusit në Prishtinë ka nxitur përplasje publike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtuesit të grupit të asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla.

Rasti lidhet me padinë e paraqitur nga Sveçla, në emër të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vendimit për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban.

Pas vendimit të Supremes, Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër asamblistët e LVV-së.

“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm!”, ka shkruar Rama.

Ndaj tij ka reaguar Sveçla, i cili ka theksuar se vendimi lidhet vetëm me kërkesën për masë të përkohshme dhe ka paralajmëruar vazhdimin e procedurave ligjore.“Përparimi qenka gëzuar që është refuzuar kërkesa për masë të përkohshme ndaj vendimit për shtrenjtim të biletës. Shihemi në Apel, Përparim legalizimi”, ka shkruar Sveçla.Përplasja mes tyre vjen në kohën kur çështja e çmimit të biletës së transportit urban në Prishtinë vazhdon të jetë pjesë e një beteje ligjore.

Artikuj të tjerë

Back to top button