Bordi i RTK-së shqyrton kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm dhe listat e kandidatëve

Bordi i RTK-së ka mbajtur sot mbledhje në ndërtesën e Radio Kosovës.
Në rend dite ishte hapja dhe shqyrtimi i dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, të shpallur më 19 qershor.
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për intervistim në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Sipas dokumentit të nënshkruar nga kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, pas hapjes së dosjeve të aplikantëve, shqyrtimit fillestar dhe rishqyrtimit të dokumentacionit, si dhe verifikimit përfundimtar të përmbushjes së kushteve të konkursit, janë kualifikuar gjashtë kandidatë.
Në listën e publikuar bëjnë pjesë:
Lorik Arifaj
Antigonë Baxhaku
Hysen Hundozi
Arber Geci
Nexhmedin Spahiu
Zana Spahiu
RTK ka bërë të ditur se kandidatët e përfshirë në listë do të njoftohen përmes postës elektronike për fazën e intervistimit, ku do të marrin detajet lidhur me datën, orën dhe vendin e mbajtjes së intervistës.
Ndërkohë, kandidatët që nuk janë përfshirë në këtë listë do të njoftohen po ashtu me email për rezultatin përfundimtar të verifikimit të dokumentacionit dhe arsyet e mospërmbushjes së kushteve të konkursit.



