Çmimi i naftës në Kosovë lirohet për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet në Kosovë, për ditën e enjte.

Sipas këtye çmimeve, litra e naftës është liruar për një cent, krahasur me një ditë më parë.

Për dallim nga e mërkura, kur një litër naftë në Kosovë kushtonte 1.74 euro/cent, të enjten kushton 1.73 euro/centë.

Kurse, benzina do të kushtojë 1.51 euro/centë për litër.

Ndërkaq, një litër gas do të shitet për shumën prej 0.60 centë.

Artikuj të tjerë

Back to top button