Detaje të reja nga tragjedia në Malishevë: Çifti kohëve të fundit kishin konflikte, ndërkaq nuk është e vertetuar se dorasi kishte probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbremë në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës. Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shtatzënë, Jetlira Foniqin.

Pas këtij akti i dyshuari 26 vjeç thuhet se plagosi vetën po ashtu në kokë. Babai i këtij të fundit raportoi menjëherë rastin në polici, ku hetuesit gjetën si provë materiale një armë.

Prej aty tre ekipe mjekësore të QKMF-së i nisën trupat drejt Emergjencës së QKUK-së. Viktima 25-vjeçare ishte në javën e 34 të shtatzënisë, vdiq.

Për shkak të gjendjes të dyshuarit nuk i është bërë ndërhyrje kirurgjikale pasi ka plagë hyrëse e dalëse dhe vazhdon të jetë i intubuar në Emergjencë. Ai ka jetuar për shtatë vjet në Gjermani, ndërsa me Jetlirën ishin të martuar prej një viti e gjysmë.Pas martesës, viktima lëvizte mes dy shteteve.

Nga burimet jozyrtare, sipas dyshimeve të para, në çift ishin shfaqur konflikte kohëve të fundit, ndërkaq amiljarët e viktimës thonë se nuk e kanë ditur që mes tyre nuk po shkonte diçka.

Policia ka thënë se deklarimet se i dyshuari kishte pasur probleme të shëndetit mendor ende nuk janë vërtetuar. Jetlira Foniqi është varrosur në vendlindjen e saj në Llozicë të komunës së njëjtë.

Artikuj të tjerë

Back to top button