Një person vetplagoset me armë zjarri në Pejë, ai ka deklaruar se ngjarja ndodhi aksidentalisht pasi po e pastronte armën

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e pasditës në fshatin Vitomiricë të Pejës

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar fillimisht për tretman në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

I plagosuri ka deklaruar se është vetplagosur aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën e gjatë.

“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, tha Rugova.

Artikuj të tjerë

Back to top button