
Një përleshje e rëndë fizike mes dy të burgosurve ka ndodhur mbrëmë në Burgun e Dubravës, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime serioze dhe ka përfunduar në QKUK.
Të burgosurit ndodheshin në Pavijonin 5 të Burgut të Dubravës.
Arsyjet e konfliktit nuk dihen ende, ndërsa pritet një konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.
D R dhe E.K dy personat e përfshirë në konflikt ishin shokë dhome, njeri prej tyre përfundon në QKUK pas dëmtimeve të rënda ku dyshohet se ka pësuar thyerje të nofullës, ndërkaq nga burimet jo-zyrtare thuhet se më përpara personat e përfshirë nuk kishin pasur konflikte brenda Qendrës së Burgut.
TandemPress do të ju informoj lidhur me detajet e reja.



