
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës, ku një punëtor dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një objekti në ndërtim.
Sipas informacioneve fillestare, punëtori ka qenë duke punuar në një objekt të ndërtuar nga kompania Shala Group, ndërsa pas rënies ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit janë ende duke u hetuar.
TandemPress është në pritje të informacioneve zyrtare nga Policia dhe institucionet përkatëse për të mësuar më shumë detaje rreth rastit dhe identitetit të viktimës.
Lajmi do të përditësohet…


