Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në objektin e Shala Group në Veternik

TandemPress mëson ekskluzivisht se Florent Rama është punëtori që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm, pasi dyshohet se ra nga kati i pestë i një objekti në ndërtim në Veternik të Prishtinës.

Sipas informacioneve, Rama ishte duke punuar në objektin e kompanisë Shala Group në momentin e ngjarjes së rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e sakta të tragjedisë janë duke u hetuar.

TandemPress do të sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen nga institucionet përgjegjëse.

Artikuj të tjerë

Back to top button