E pazakontë: 30 vjeçarja gëlltit një protezë material stomatologjik, QKUK ndërhyri me sukses ndaj pacientës

Një 30-vjeçare ka përfunduar në urgjencë pasi aksidentalisht gëlltiti një material stomatologjik gjatë fundjavës së kaluar.

Trupi i huaj, me gjatësi rreth 3.1 centimetra, kishte përfunduar në kanalet e frymëmarrjes.

Pacientja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje .

Materiali u largua me sukses përmes bronkoskopisë nga pulmologët Besim Morina dhe Flamur Marku, të cilët erdhën vullnetarisht në QKUK për të kryer ndërhyrjen, pasi rasti ndodhi gjatë vikendit.

Në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së, vetëm katër specialistë kryejnë procedurën e bronkoskopisë, e cila përdoret edhe në raste urgjente për largimin e trupave të huaj.

Mjekët tregojnë se raste të tilla nuk janë të rralla. Në të kaluarën, ata kanë larguar nga rrugët e frymëmarrjes edhe gjilpëra, copa ushqimi dhe bërthama.

Në rastet kur bronkoskopia nuk është e mjaftueshme, mund të nevojitet edhe ndërhyrje kirurgjike.

Artikuj të tjerë

Back to top button