
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale, kanë bërë të ditur burime të mediumit brenda kësaj prokurorie.
TandemPress ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Speciale për të marrë më shumë informacione lidhur me arsyet e intervistimit, mirëpo deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje.



