
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në Skenderaj më 29.01.2026.
Siç njofton Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia tutje bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa thekson se rasti është nën hetime.
“Skenderaj / 29.01.2026 14:03. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë më 30.01.2026.



