Fatos Geci s’tërhiqet nga deklarata skandaloze, e forcon edhe më tej: I kam shkruar vetë ato fjali

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci dje në Kuvend gjatë seancës deklaroi se ish-presideti Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, pra dënim me burgim të përjetshëm.
Ndërkaq, sonte përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se ato fjalë i ka shkruar vetë dhe siç u shpreh, kanë qenë në mënyrë spontane.
“Mjaftë më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci.



