
Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ofruar 331 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas QKUK-së, pacientët janë trajtuar në njësitë përkatëse:
79 pacientë në Reanimim;
111 në Emergjencën Internistike;
56 në Emergjencën Kirurgjike;
62 në Emergjencën Ortopedike;
23 pacientë në Sallën e Vogël, ku u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në mesin e rasteve të trajtuara janë edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike, ndërsa 25 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidenteve në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.
QKUK ka bërë të ditur se puna në Qendrën Emergjente po vazhdon pandërprerë, me qëllim që pacientëve t’u ofrohet kujdesi i nevojshëm në kohën e duhur



