Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 12 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar 12 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses përgatitjen katërvjeçare akademike, ushtarake dhe të lidershipit.
Ceremonia e diplomimit u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, ku u vlerësua kontributi i tyre si udhëheqës të ardhshëm të ushtrisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë. Albin Kurti.
Sot është një ditë krenarie për shtetin, sepse në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa nga udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë sonë.



