FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim lamtumirës Këshilltarin e Mbrojtjes për FSK-në dhe Ud. Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkolonel Mike Butler.

Në njoftim thuhet se gjeneral Jasharika falënderuar nënkolonelin Butler për shërbimin e tij të deritanishëm në të dyja detyrat që ka ushtruar gjatë kësaj kohe, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për përkushtimin e tij.

“Gjithashtu, KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe planet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshijnë trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në anën tjetër, Nënkolonel Butler përgëzoi Gjeneral Jasharin për avancimin e FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së, që janë duke e shfaqur në aktivitetet të ndryshme. Gjithashtu, e falenderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë kësaj periudhe.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, palët u pajtuan në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës se Kosovës, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

“Për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, KOMFSK e nderoi Nkol Butler me Medaljen “Shërbim Vetëmohues”, e cila ju ndahet personaliteteve për shërbim të vecantë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.”, thuhet në njoftim. 

Artikuj të tjerë

Back to top button