
Një person ka raportuar në Polici se ishte marrë me veturë nga një person i panjohur, i cili më pas e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte grabitur para të gatshme dhe një telefon mobil.
Rasti ka ndodhur më 11 gusht 2026, rreth orës 12:10, në Prishtinë.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.



