Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës, këto janë çmimet per sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 12 gusht.

Sipas njoftimit të MINTI-t, çmimet maksimale janë:

Nafta (dizel): 1.67 euro-litri
Benzina: 1.47 euro-litri
Gazi: 0.60 euro-litri
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Krahasuar me ditën e djeshme, kur nafta ishte e kufizuar në 1.64 euro-litri, çmimi maksimal i saj sot është rritur për 3 centë. Ndërkohë, benzina është rritur nga 1.44 në 1.47 euro-litri, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro-litri.

MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund t’i adresojnë ankesat lidhur me çmimet në adresën konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Artikuj të tjerë

Back to top button