Harry Kane po kalon sezon monstruoz – 70 kontribute në gola në 55 ndeshje

Harry Kane po zhvillon një prej sezoneve më të mira të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut me gola dhe asistime.
Sulmuesi anglez deri tani ka zhvilluar 55 ndeshje në të gjitha garat, ku ka qenë direkt i përfshirë në plot 70 gola.
Kane ka realizuar 63 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asistime, statistika që konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të bomberit anglez.
Me këtë ritëm, kapiteni i Anglisë po vazhdon të thyejë rekorde dhe të dëshmojë pse konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në botë.



