11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Siç tha tutje ai, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Artikuj të tjerë

Back to top button