
Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se bëri thirrje për pushkatim të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja dhe Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, deri më datë 12.10.2026.”tha Gashi.
Llugiqi, dyshohet se gjatë vizitës së tij në Kuvend me 12 gusht e kërcënoi ish-kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj.
Prokuroria Speciale Skender Lugiqin po e akuzon nën dyshohim për veprat penale (kanosja, dhe nxitja e përçarjes dhe mosdurimit)
I dyshuari duke u shprehur se Ramush Haradinaj “duhet të dënohet dhe pushkatohet”.
Nëse duhet me u dënu Millan Radoiçiqi 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me u dënu 40 vjet, 50, 100 vjet, duhet me u pushkatu” dëgjohet duke thënë i dyshuari më 12.08.2026 në hapësirat e sallës plenare e cila ishte e hapur për vizitorët nga diaspora.


