Inspektohet sërish “Liqeni i Dukagjinit”, pronari përfundon nën procedurë penale

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka ndërmarrë sot një tjetër aksion ndaj restorantit “Liqeni i Dukagjinit”, pasi pronari kishte injoruar urdhrin për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë

Inspektimi është realizuar me asistencën e Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet kanë konstatuar se aktiviteti i restorantit ka vazhduar pavarësisht vendimit për mbyllje.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.

Reagimi i plotë:

Pasi u injorua urdhri i prerë i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, sot, me asistencë të Policisë së Kosovës, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”.

​Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit.

​Shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush!

Ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis!

Artikuj të tjerë

Back to top button