Ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti pritet të gjykohet për deklarim të rremë të pasurisë nën dyshimin se fshehi 172mijë euro nga pasuria e tij

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj Shpend Ahmetit, për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.Kjo pasi Gjykata e shkallës së dytë – Apeli, ja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Ahmetit që aktakuza të hudhet, njëkohësisht ka konfirmuar nisjen e procesit gjyqësor ku do të gjykohet aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj ish-kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.
Sipas aktakuzës i pandehuri Shpend Ahmeti nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54,400.00 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Mbrojtja i kishte propozuar Gjykatës së Apelit që ankesën e saj ta aprovoj, të hedhë poshtë vendimin e Themelores dhe ndaj të pandehurit Shpend Ahmeti të pushohet procedura penale. Prokuroria e Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të pandehurit të refuzohet si e pabazuar, dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.
Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj Shpend Ahmetit, për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë. Kjo pasi Gjykata e shkallës së dytë – Apeli, ja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Ahmetit që aktakuza të hudhet, njëkohësisht ka konfirmuar nisjen e procesit gjyqësor.
Sipas aktakuzës i pandehuri Shpend Ahmeti nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54,400.00 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Fillimisht, Gjykata Themelore më datë 02.04.2026 e kishte refuzuar si të pabazuar kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtja e të pandehurit Shpend Ahmeti, avokatit Arbër Istrefi.Kundër vendimit të Themelores ankesë kishte ushtruar mbrojtja e Ahmetit për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe shkeljeve të dispozitave materiale.
Prokuroria e Apelit me parashtresën e datës 24.04.2026 ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të pandehurit të refuzohet si e pabazuar, dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet. Avokati, i ish kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se e ka pranuar vendimin e apelit dhe nuk ka koment në lidhje me të gjeturat e vendimit.“Nuk kam koment në lidhje me të, vetëm e presim procedurën në vazhdim”, ka thënë Istrefi.
Gjykata e Apelit ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore është i drejtë dhe i bazuar në ligj, dhe se vendimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje procedurale dhe shkelje të ligjit penal që do të kishin ndikuar në vendosjen drejtë të rastit.Sipas Apelit, Themelorja ka mbështetur vendimin në prova dhe në rrethanat e rastit konkret dhe se vendimi është i qartë dhe i plotë.Apeli tutje në vendimin e saj ka thënë se Themelorja në vendimin e saj i ka përfshirë të gjitha pretendimet e mbrojtjes dhe ka arritur në përfundim se aktakuza mbështet në prova të mjaftueshme.
Gjykata e shkallës së dytë ka thënë se pajtohet me gjetjet e shkallës së parë pasi nga provat që përmban aktakuza rezulton dyshimi i bazuar mirë se Ahmeti gjatë paraqitjes së deklaratave të rregullta të pasurisë nuk i ka deklaruar në mënyrë të saktë të dhënat lidhur me pasurinë e tij dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat reale dhe deponimet në para të gatshme për vitin 2018-2022 në shumën prej mbi 172 mijë euro.
Shkalla e dytë e gjyqësorit ka thënë se nga provat e çështjes rezulton se paratë e pranuara dhe të deponuara në llogaritë bankare të të pandehurit i përkasin vitit 2018 -2022.



