Ish-ushtari britanik Harrison bën thirrje për përkrahje për Hadergjonajn dhe Qunin

Ish-ushtari britanik dhe pjesëmarrës në misionet e NATO-s në Kosovë John Harrison ka bërë një deklaratë publike ku ka vlerësuar Anton Qunin dhe Fadil Hadergjonaj , të dy kandidatë për deputet nga LDK-ja të cilët i përshkruan si “burrat që i duhen vendit për ta udhëhequr përpara”.
Në postimin e tij, Harrison i ka cilësuar ata si veteranë dhe udhëheqës të fortë në kohë lufte dhe paqeje, duke theksuar se ata duhet të përfaqësojnë qytetarët në parlament dhe të kenë rol aktiv në jetën politike të vendit.
Ai ka bërë thirrje që këto figura të dërgohen në institucionet përfaqësuese, duke theksuar se ata “duhet të flasin në emër të popullit që përfaqësojnë”, ndërsa ka shprehur mbështetje të qartë për përfshirjen e tyre në jetën parlamentare.



