Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet se vrau të dashurin e saj

Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës se paraburgimit ndaj 24 vjeçares, e dyshuar për vrasjen e të dashurit të saj, 32 vjeçarit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga ‘Sejdi Sejdiu’, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H, pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “vrasje” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Tutje thuhet se lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Artikuj të tjerë

Back to top button