Ngritet aktakuza ndaj dy inspektorëve të ATK-së nën dyshim për marrje ryfsheti- dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi ngritjen e aktakuzës ndaj dy inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Bëhet fjalë për D.N dhe E.Q. Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, dyshohet se në dy raste të ndara gjatë vitit 2022, në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh.

Kjo dyshohet të jetë bërë me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Sipas aktakuzës, në të dy rastet, të pandehurit në bashkëveprim kanë kërkuar dhe pranuar shumën prej 300 eurosh, për secilin rast.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë, si dhe t’u shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Artikuj të tjerë

Back to top button