
Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Kosova po pret”, të cilën ia ka kushtuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip, duke sjellë një mesazh të ndjerë për ish-krerët e UÇK-së dhe pritjen e familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Tekstin e këngës e ka shkruar Bediha Emini, ndërsa publikimi i saj është bërë përmes një videoklipi që shoqëron mesazhin e këngës.



