Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK të vijë me 15 nënshkrimet dhe emrin e kandidatit

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të dytë për media në pak kohë, tha se kandidatja e propozuar të hënën nga LVV, Hatixhe Hoxha, është e gatshme të tërhiqet nga gara.

“Kam komunikuar me profesoreshën Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të, me ç’rast ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj, kushdo që është. Me atë rast, LVV i plotëson edhe 15 nënshkrime tjera, dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile, e një nga LDK, dhe sonte do ta zgjedhshim presidentin apo presidenten”, tha Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button