Muriqi nominohet për formacionin e sezonit në La Liga

Sulmuesi i kombëtare së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në futbollin spanjoll, me fanellën e RCD Mallorca.

“Pirati dardan” ka arritur të realizojë deri më tani 21 gola në kampionat, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më efikas të sezonit.

Me edhe pesë ndeshje të mbetura deri në përfundim të edicionit, ai ka mundësi ta rrisë edhe më tej këtë bilanc mbresëlënës.

Si rezultat i paraqitjeve të tij, Muriqi është nominuar për formacionin më të mirë të sezonit në La Liga, një vlerësim që reflekton ndikimin e tij të madh në fushë gjatë këtij edicioni.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Mallorcës përmes një postimi në platformën X, ku është konfirmuar nominimi i sulmuesit kosovar.

Artikuj të tjerë

Back to top button