Kurti: I dërgova një mesazh kryetarit të PDK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit.

Megjithatë, ai bëri të ditur se propozimi i VV-së për ta zgjidhur ‘ngërçin politik’, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në.

“Posa përfundova këtë takim, i dërgova një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe i thash të shohim çfarë është e mundur që të ecim përpara. Por, oferta që u refuzua nga LDK ka qenë eksluzive për LDK-në”, tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button