Një 49 vjeçar shqiptar vdes pasi ra nga lartësia në një kantier ndërtimi në Selanik të Greqisë

Lëndimi i rëndë i një punëtori 49-vjeçar i cili ra nga skela në gjatë punimeve ndërtimore në zonën e Kato Kamilës në Serres të Greqisë, pati një pasojë tragjike.

Burri 49-vjeçar me origjinë shqiptare për fat të keq ndërroi jetë nga plagët e marra, në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit ku u transferua. Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Çështja është marrë përsipër nga autoritetet kompetente, të cilat po kryejnë një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti në punë.

Artikuj të tjerë

Back to top button