Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.
Të hënën dhe të marten mundesi per riga lokale shiu kryesisht te izoluara.
Sipas IHMK-së, në përgjithësi kushtet meteorologjike do të mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve sezonale në bujqësi.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë (06.07.2026)
Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat vende-vende mund te sjellin ndonje rigë lokale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
E martë (07.07.2026)
Parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranesirat gjate dites , kryesisht pasdite mund te sjellin ndonje rigë.Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
E mërkurë (08.07.2026)
Do të mbajë mot pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet 26 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.
E enjte (09.07.2026)
Parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
E premte (10.07.2026)
Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s


Kushtet biometeorologjike
Gjatë kësaj jave do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e moderuara dhe vlerat relativisht të ulëta gjatë natës do të krijojnë kushte të mira për rritjen dhe zhvillimin e kulturave pranverore, perimeve dhe pemëtarisë. Reshjet e lehta lokale të parashikuara të mërkurën pritet të freskojnë shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse në shumicën e rajoneve nuk do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve. Për këtë arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, sidomos në kulturat perimore dhe sipërfaqet e mbjella në toka me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë.
Në shumë rajone të Kosovës kanë filluar korrje-shirjet e grurit. Kushtet e motit gjatë javës do të jenë kryesisht të përshtatshme për zhvillimin e këtyre punimeve, me ndërprerje të mundshme vetëm lokalisht të mërkurën, për shkak të rigave të shkurtra të shiut.


Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë. Temperaturat e këndshme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe mungesa e vapës ekstreme, do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve. Personat me sëmundje kronike pritet të kenë më pak shqetësime krahasuar me periudhat me temperatura të larta. Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button