Lirohet nafta për disa centë, MINTI publikon çmimet e derivateve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve në vend për ditën e shtunë.
Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.52, duke rënë për tre centë në krahasim me ditën e djeshme.
Benzina do të tregtohet me çmim prej 1.43 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.74 euro për litër.



