
Kalaja e Prizrenit do të jetë përkohësisht e mbyllur për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente në këtë aset të trashëgimisë kulturore.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, mbyllja do të zgjasë rreth dy javë dhe ka nisur nga sot.
Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Nga ministria kanë bërë të ditur se masa është ndërmarrë për të garantuar sigurinë e vizitorëve dhe punëtorëve gjatë zhvillimit të punimeve.
Publiku do të njoftohet me kohë për çdo ndryshim lidhur me afatin e mbylljes dhe rihapjen e kalasë për vizitorë.



