
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për këtë rast do të shpallet, më 24 gusht, në orën 14:30.
Ky vendim merret pas zhvillimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar provat e administruara në proces.
Në kuadër të seancës së sotme, Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej videoincizimi ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit.



