“Minatori” sold out – shiten të gjitha biletat për finalen Trepça-Bashkimi

KB Trepça ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e parë finale të “Play-Off”-it ndaj Bashkimit janë shitur.
Palestra “Minatori” pritet të jetë e stërmbushur për super-sfidën që zhvillohet sonte në Mitrovicë, aty ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese në përballjen për titullin kampion të Kosovës.
Interesimi i madh i tifozëve mitrovicas ka bërë që biletat të zhduken brenda një kohe të shkurtër, duke konfirmuar edhe një herë ethet e mëdha që ka sjellë seria finale mes dy skuadrave më në formë të këtij edicioni.
Trepça dhe Bashkimi do ta nisin sonte betejën për trofeun më të rëndësishëm të basketbollit kosovar, në një duel që pritet të dhurojë spektakël brenda dhe jashtë parketit.




