Plagoset një person nga të shtënat me armë në rrugën Sarosh–Rahovec, policia jep detaje

Një person është plagosur nga arma e zjarrit në rrugën regjionale Sarosh–Rahovec, gjatë orëve të para të së shtunës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 gusht 2026, rreth orës 02:20. Viktima, derisa ishte duke udhëtuar me veturë, dyshohet se është ndalur pasi një automjet i kishte bërë shenjë me drita.

Pas ndalimit, një person dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të viktimës, duke e plagosur në pjesën e pasme të kokës. Më pas, i dyshuari dyshohet se e ka goditur viktimën disa herë me kondakun e armës.

Gjatë përleshjes, viktima ka arritur t’ia marrë armën të dyshuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një pistoletë pa municion. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorin.

Artikuj të tjerë

Back to top button