Në gjendje të rënduar emocionale dhe duke përdorur tableta/ Çka deklaroi në polici Vezir Haziraj dhe çka thotë avokati për rastin e tij?

Vezir Haziraj u dorëzua sot në polici, pas 8 ditësh qëndrimi në arrati, si i dyshuar për disa vepra penale.

Haziraj deklaroi përpara ekipit hetues se është duke përdorur medikamente si tramadol dhe diazepam, të cilat zakonisht shfrytëzohen si analgjetik dhe qetësues.

Avokati Mekaj i tij tha se çështja aktualisht ndodhet në fazë fillestare.

“Për momentin nuk do të ketë deklarim të detajuar lidhur me rrethanat e rastit. Çështja ndodhet ende në fazën fillestare dhe, në këtë moment, prioritet i mbrojtjes është garantimi i plotë i të drejtave të të mbrojturit, si dhe vlerësimi i rrethanave relevante që lidhen me gjendjen e tij dhe nevojën për një vlerësim profesional.

Ai shtoi se informacionet e mëtutjeshme do të ndahen pas përfundimit të vlerësimeve përkatëse dhe në funksion të respektimit të plotë të interesave dhe të drejtave të të mbrojturit.

Në njoftimin e sotëm, Policia e Kosovës deklaroi se Haziraj “duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident”.

Vezir Haziraj prej kohësh njihej si person problematik në Istog dhe jo vetëm, teksa për disa raste të ndryshme penale kishte pasur edhe dosje në polici.

Artikuj të tjerë

Back to top button