Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe të Greqisë, në Selanik, autoritetet e Greqisë, kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.

Në mesin e personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, A.G.

Gjatë operacionit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg substancë narkotike e llojit kanabis.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.

PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button