Një grua në Viti sulmohet fizikisht dhe kërcënohet, hajnat dyshohet se u futën në shtëpi dhe i kerkuan para

Një grua është bërë viktimë e një tentative grabitjeje në Viti, pasi tre persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë kërkuar para.

Sipas raportimit dhe të dhënave të TandemPress të dyshuarit jo vetëm që e kanë kërcënuar viktimën me armë, por dyshohet se edhe e kanë sulmuar fizikisht gjatë incidentit.

Pas ngjarjes, tre personat janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa aktualisht nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të dyshuarve apo motivet e ngjarjes.

Rasti po trajtohet si “Grabitje në tentativë”, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë

Artikuj të tjerë

Back to top button