Një këmbësor i lënduar në aksidentin në fshatin Ramjan të Vitisë

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, në fshatin Ramajn.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37, ndërsa në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku po merr trajtim mjekësor.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, tha Osmani.

Artikuj të tjerë

Back to top button