Përditësimi i ri: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të dhënave të fundit, pritjet për automjete në shumicën e pikave janë nga 3 deri në 5 minuta.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku për dalje nga Kosova automjetet presin 15 deri në 20 minuta, ndërsa për hyrje 5 deri në 10 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për dalje janë rreth 15 minuta, ndërsa në hyrje rreth 10 minuta.

Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara

Artikuj të tjerë

Back to top button