Periudha janar-tetor 2025 ka dhënë sinjale pozitive për sistemin gjyqësor në qytetin e Pejës.

Prokuroria Themelore atje sot njoftoi se në këtë periudhë dhjetë mujore të vitit që po lëmë pas është shënuar një rritje e konsiderueshme e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë nga personat nën procedurë penale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të marrëveshjeve është rritur me 147.83%, ndërsa numri i personave të përfshirë ka shënuar një rritje prej 126.92%.

Nga janari deri në tetor 2025 janë arritur 57 marrëveshje për pranimin e fajësisë, me gjithsej 59 persona pjesëmarrës.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, Prokuroria kishte realizuar vetëm 23 raste, me 26 persona të përfshirë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button