Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve që dot ë realizohen në rrjetin e ujësjellësit, disa zona do të mbesin pa ujë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 16:00.

Do të preket pjesërisht Hajvalia, Veterniku, lagjet “Nic”, “Qershira”, “Qëndresa” dhe “Priam” si dhe Miradia e Epërme.

Punimet do të zhvillohen në lidhjen e gypit në rrugën “Ulëza”.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe për çdo gjë rreth këtij rasti do ju mbajmë të informuar”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Artikuj të tjerë

Back to top button